Politike

Tërmeti në Durrës, Basha viziton shtëpitë e dëmtuara nga lëkundjet e fuqishme

23 Shtator 2019, 17:43 Nga DOSJA
Tërmeti në Durrës, Basha viziton shtëpitë e

DURRËS– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte në Durrës, ku u takua me banorët e shtëpive të prekura nga tërmeti.

Ai bisedoi me qytetarë, banesat e të cilëve pësuan dëme nga tërmeti i së shtunës.

Kreu demokrat tha se ky tërmet ka qenë me pasoja tek banorët dhe se do të jetë gjithmonë pranë tyre. Durrësi ishte qyteti më i prekur nga tërmetet që kanë rënë në Shqipëri, teksa më i fuqishmi ishte  ai me magnitudë 5.8 ballë.

Një tërmet i fortë ka goditur Shqipërinë të shtunën. Sipas IGJEUM forca e tërmetit ka qenë me magnitudë 5.8 ballë, me epiqendër në detin Adriatik afër qytetit të Durrësit. Lëkundjet kanë qenë të forta dhe janë dëmtuar më shumë se 900 banesa dhe janë lënduar mbi 110 persona.

Prej dy netësh qytetarët janë ndjerë të frikësuar dhe një pjesë e tyre ka braktisur banesat dhe po flenë në çadra e ngritura nga Emergjencat. Qeveria ka nisur punën duke ngritur grupet e punës për verifikimin e dëmeve në terren.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha ne durres dëmet nga termeti ne durres termet i forte ne shqiperi basha ne durres dëmet nga termeti ne durres termet i forte ne shqiperi

Sondazh

Poll