Politike

Tërmeti i fortë në Shqipëri, thirrja e Partisë Zgjidhja: Shqiptarët janë braktisur nga qeveria, t’i ndihmojë Europa

23 Shtator 2019, 16:32 Nga DOSJA
Tërmeti i fortë në Shqipëri, thirrja e Partisë

TIRANË– Pas situatës së krijuar nga tërmeti i fortë, i cili dy më parë shkundi Shqipërinë, ka reaguar edhe Partia Zgjidhja.

Përmes një deklarate për shtyp Partia Zgjidhja kërkon që Europa të ndihmojë shqiptarët që sipas saj, janë braktisur nga qeveria shqiptare. “Europa të ndihmojë shqiptarët e braktisur nga qeveria”, deklaron Partia Zgjidhja.

Deklaratë shtypi e partisë Zgjidhja:

Europa të ndihmojë shqiptarët e braktisur nga qeveria

Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, ofroi ndihmën e vendeve të bllokut për të dëmtuarit nga tërmeti që goditi Shqipërinë pasditen e së shtunës: “Mendimet tona janë me ata që janë lënduar ose kanë humbur shtëpitë e tyre. Europa është e gatshme të ndihmojë në rimëkëmbjen dhe rindërtimin”, shkruan Presidenti i PE.

Ndërkohë shumë vende si Italia, Greqia apo Kosova kanë ofruar ndihmë për Shqipërinë.

Partia ‘Zgjidhja’ falenderon vendet europiane për gadishmërinë për të ndihmuar popullin shqiptar dhe uron që kjo ndihmë të materializohet. Ato nuk duhet të presin qeverinë shqiptare, sepse ajo nuk ka as dëshirën dhe as vizionin për të ndihmuar njerëzit në nevojë.

Edhe pse janë dëmtuar mbi 500 banesa dhe mijëra banorë janë mes katër rrugëve, ajo nuk ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për të mos lëvruar fondet qeveritare në ndihmë të popullsisë. Është mjaftuar duke i futur nëpër stadiume dhe çadra dhe bën shoë televiziv me riparimin e banesave të dëmtuara. Por të mos  gënjehemi. Edhe në rastin e tërmetit që shkatërroi dhjetra banesa në qarkun e Korçës, më 1 qershor, qeveria nuk lëvroi asnjë fond, por u mjaftua me thirrje solidariteti nga bashkitë dhe individët, ndërsa dhjetra familje janë ende të pastreha dhe enden në qendra strehimi, apo çadra ushtrie.

Europa të mos harrojë se Shqipëria është pa qeveri, ndërsa kryeministri, pas mbaroi fushatën televizive me të dëmtuarit nga tërmeti, u nis në SHBA, për të siguruar një foto me presidentin amerikan. Ndaj, është emergjente ndihma e vendeve mike që shqiptarët e paqeverisur të mos ndihen të braktisur në këto ditë të vështira përballë fatkeqësisë natyrore. Atyre u ka rënë për hise të kenë një qeveri që mendon vetëm për xhepat e vet dhe të oligarkëve, por asnjë herë për ta.

Një tërmet i fuqishëm goditi Shqipërinë dy ditë më parë. Tërmeti me magnitudë 5.8 kishte epiqendër qytetin e Durrësit, por është ndjerë në të gjithë Shqipërinë. Pas kësaj lëkundje të fortë, pati dhe tronditje të tjera më të vogla. Dëmet materiale janë të shumta, pasi numërohen qindra banesa të dëmtuara. Po ashtu mësohet se janë dhe rreth 60 të plagosur. Një tërmet i tillë, ka rënë për herë të fundit 30 vite më parë.

Prej dy netësh qytetarët janë ndjerë të frikësuar dhe një pjesë e tyre ka braktisur banesat dhe po flenë në çadra e ngritura nga Emergjencat. Qeveria ka nisur punën duke ngritur grupet e punës për verifikimin e dëmeve në terren.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike partia zgjidhja termet i forte ne shqiperi partia zgjidhja termet i forte ne shqiperi

Sondazh

Poll