Politike

Alarmi fals për tërmetin/ Braçe: Çim Peka duhet të dëshmojë në polici, jo të fshihet, transformuan fjalët e sizmiologu

23 Shtator 2019, 20:38 Nga DOSJA
Alarmi fals për tërmetin/ Braçe: Çim Peka duhet të

TIRANË– Zv/kryeministri i vendit Erion Braçe ka qenë i ftuar në emisionin “Open” në Top Channel, ku ka komentuar lajmin e rremë për tërmetin e ‘fuqishëm’ që do godiste Shqipërinë. Gjatë fjalës së tij në studio, Braçe tha se Çim Peka duhet të dëshmojë në polici e jo t’i fshihet.

Ai tha se ka 6 javë që po i transformojnë intervistat e sizmiologut grek.

Në dijeninë time drejtuesi i këtij portali është fshehur. I bëj thirrje të paraqitet ne polici. Policia ka nevoje per dëshminë e atij njeriu dhe ky njeri duhet te paraqitet atje. Nuk është pune gazetaret kjo histori. Kjo ngjarje nuk ka nisur sot në atë portal. Kanë gjashtë javë që e kane bërë personazh, duke ia transformuar ato që thotë neper intervista, sizmiologut grek”,  ka thënë Braçe.

Ndërkohë Prokuroria ka nisur hetimet, lidhur me këtë lajm, ku thuhej se një tërmet i madh do të godiste vendin tone, çka shkaktoi panik tek qytetarët.

Një tërmet i fortë ka goditur Shqipërinë të shtunën duke lënë pas më shumë se 110 persona të lëdnuar. Tërmeti me epiqendër në detin Adriatik afër qytetit të Durrësit dëmtoi më shumë se 900 banesa, disa prej tyre të shkatërruara plotësisht.

Prej dy netësh qytetarët janë ndjerë të frikësuar dhe një pjesë e tyre ka braktisur banesat dhe po flenë në çadra e ngritura nga Emergjencat. Qeveria ka nisur punën duke ngritur grupet e punës për verifikimin e dëmeve në terren.

(a.m.dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike erion brace lajmi i rreme per termetin termet i forte ne shqiperi erion brace lajmi i rreme per termetin termet i forte ne shqiperi

Sondazh

Poll