Sport

Bayern Munich-PSG/ Thierry Henry voton për Parisin dhe Kylian Mbappé...

Golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e ‘bluve’ mendon se PSG do të arrijë sukses, këtë të mërkurë në mbrëmje dhe do të kualifikohet për në çerekfinale. Ai pranon se ka shumë besim te Kylian Mbappé.

8 Mars 2023, 11:53 Nga DOSJA
Bayern Munich-PSG/ Thierry Henry voton për Parisin dhe Kylian

GJERMANI - Pavarësisht humbjes së saj në Parc des Princes në ndeshjen e parë (0-1) të fazës eliminatore të Champions League kundër Bayern Munichut, disa vëzhgues shohin PSG-në që të kualifikohet në raundin tjetër, këtë të mërkurë në mbrëmje në Gjermani. 

I pyetur për të preferuarin e tij për këtë përballje në kanalin CBS Sports Golazo, Thierry Henry voton për "formën e PSG" dhe "Kiki".

Golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e ‘bluve’ (51 gola) është joshur nga prania e Kylian Mbappé në radhët pariziene që në fillim, ndryshe nga ndeshja e parë dhe sistemi taktik i vendosur nga Christophe Galtier. 

“Nëse më pyet mua, unë thjesht dua të shoh se si do t’ia bëjë Bayern Munich taktikisht, si do të ndalojë njeriun e madh, - shprehet Thierry Henryn në lidhje me Mbappé. - Sepse ky 5-3-2 (i PSG-së) nuk është aspak i keq, kur ata luajnë kështu. Kjo është gjithçka që dua të shoh”.

I pranishëm në këtë diskutim, Micah Richards, ish-mbrojtësi i Manchester Cityt, ra dakord. “Po flasim për PSG-në, Kylian është kthyer,- tha ai të martën. - Kjo më mjafton. U dëmtua në ndeshjen e parë, u fut dhe bëri diferencën. Nesër (këtë të mërkurë), Kylian do të bëjë diferencën”. 

Jamie Carragher, ish-lojtari i Liverpoolit, gjithashtu i pranishëm në krahun e tij, u mërzit. “Kjo mund të jetë hera e fundit që shohim Lionel Messin në një ndeshje të Champions League”, tha ish-mbrojtësi anglez.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll