Sport

“Ditët më ‘të këqija’ të jetës sime? Ato si ‘trajner’ i Barcelonës”…

“Ditën që nuk i bind lojtarët, atëherë do të shkoj në shtëpi”, thotë Xavi Hernandez, trajner i skuadrës katalanase

8 Mars 2023, 07:23 Nga DOSJA
“Ditët më ‘të këqija’ të jetës

SPANJE - Xavi Hernández e pranon se të jesh trajner te Barcelona është shumë e ndërlikuar, por ai dëshiron të vazhdojë me klubin për shumë vite.

“Unë do ta kaloja gjithë jetën time te Barça sepse është shtëpia ime, por gjithmonë do të varet nga rezultatet. Barcelona është me fat që ka një president si Joan Laporta. Është i besueshëm dhe i sinqertë. Për mua, është një mik. 

Nuk është çështje parash apo viteve të kontratës, ajo që dua është që klubi të bëjë mirë. Ditën që nuk i bind lojtarët, atëherë do të shkoj në shtëpi. Fillimisht janë rezultatet dhe më pas do të flasim për të ardhmen time”,- tha tekniku katalan gjatë e prezantimit nga shtëpia e sportit në Terrassa.

Xavi Hernández supozon se jeta e trajnerit është shumë e ndërlikuar: “Unë jam duke u gjykuar dhe kritikuar vazhdimisht. Është e vështirë, kam familje dhe fëmijë të vegjël. Në shumë momente nuk ia vlen të jesh trajner i Barcelonës. Është shumë e vështirë kur të thonë se nuk përshtatesh, ose nuk ke personalitet. 

Ndonjëherë nuk i kuptoj kritikat dhe një mik më telefonon, për të thënë se jem duke u shkatërruar. Ditët më të këqija të jetës sime janë ato si trajner i Barçës. Shumë herë kam pyetur nëse ia vlente. Nuk kam nevojë për asgjë financiarisht, por unë jam trajneri i Barcelonës dhe dua ta ndihmoj klubin”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll