Sport

GJETJA! Messi apo Mbappe? Një mësuese në Argjentinë, me ndihmën e tyre vendos qetësinë në klasë... (video)

Margarita Pla Cardenas zbuloi një ‘gjetje’ të re arsimore me ndihmën e futbollit

8 Mars 2023, 07:34 Nga DOSJA
GJETJA! Messi apo Mbappe? Një mësuese në Argjentinë, me

ARGJENTINE - Jeta e përditshme në Argjentinë ka ndryshuar, pasi Kupa e Botës u fitua nga kombëtarja e këtij vendi dhe të rinj e të rriturit jetojnë në ritmin e Lionel Messit.

Një mësuese e re në një shkollë fillore në Argjentinë madje “përdori” Lionel Messin në kombinim me Kylian Mbappe, për të siguruar qetësi në klasën e saj.

Margarita Pla Cardenas, e cila përveçse mësuese, është edhe një muzikante e suksesshme mes brezit të ri, duke dashur të ndalojë zhurmën në klasën e saj, u tha fëmijëve: “Kushdo që flet, preferon Mbappen më shumë sesa Messin”. 

Klasa heshti. Sigurisht që asnjë fëmijë argjentinas nuk e preferon francezin përpara idhullit të tyre Leo Messi, kështu që të gjithë pushuan...

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by La Gazzetta dello Sport (@gazzettadellosport)

Videoja u ngarkua në Tik Tok e mësueses dhe ajo shpejt u bë virale.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll