Sport

Hyri mbrëmë në “Stamford Bridge” dhe i kërkoi fanelën Enzo Fernandezit, vogëlushi është një fëmijë shqiptar… (foto)

Skuadra angleze e Chelseas ka kaluar në çerekfinale të Champions League, pasi mbrëmë fitoi 2-0 ndaj Borussia Dortmundin…

8 Mars 2023, 11:33 Nga DOSJA

Hyri mbrëmë në “Stamford Bridge” dhe i kërkoi

ANGLI - Kamerat televizive e kanë fiksuar mjaft qartë episodin. Një moment interesant ka ndodhur në fundin e ndeshjes ndaj Borussia Dortmundit, kur një tifoz i vogël është futur në fushën e “Stamford Bridge” dhe shkoi te mesfushori Enzo Fernandez, duke i lutur me lot në sy për t’i dhënë fanelën. Dhe argjentinasi e kishte të vështirë të mos i plotësonte dëshirën një fëmije të përlotur…

Më vonë mësohet, se tifozi i vogël i Chelseas është fëmija e një emigranti shqiptar, emri i të cilit është Brenden Mesi, që është tifoz i madh i skuadrës londineze. Po ashtu, ai është një tifoz i madh i Argjentinës, kampione e botës në Katar, pjesë e së cilët është edhe mesfushori Enzo Fernandez.

Vogëlushi shqiptar ka shumë foto me lojtarë të Chelseas dhe ëndrra e tij ishte që një ditë të futej në fushë për ta marrë një fanellë. Dhe ai e arritë këtë, në një mbrëmje të shënuar për ‘blutë’ e Londrës, që u kualifikuan për në çerekfinale të Champions League. Kujtojmë që mbrëmë, golat për ekipin e Graham Potter i shënuan: Kai Havertz dhe Raheem Sterling.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll