Sport

La futbollin për t'u bërë aktor pornografie, por pendohet shpejt ish-lojtari: "Nuk është aq mirë sa mund ta mendojë shumëkush"...

Damian Oliver tha se ai "do të bënte shumë më tepër para" me një top në këmbët e tij dhe tregoi përvojën e tij të parë kinematografike.

7 Mars 2023, 19:30 Nga DOSJA
La futbollin për t'u bërë aktor pornografie, por pendohet

ANGLI - Damian Oliver mori një kthesë të fortë në jetën e tij, kur vendosi të linte futbollin për të provuar fatin e tij në botën e kinemasë për të rritur. Tani, tetë muaj më vonë, ish-lojtari i Crystal Palace është penduar që ka marrë një vendim të tillë.

"Kur isha në Crystal Palace, nëse do të kisha qëndruar me ta, do të kisha fituar shumë më tepër para duke luajtur futboll. Kam luftuar, kam qenë një lojtar me përvojë. Ndoshta nga kjo mund të kishte ardhur diçka.

Por unë mendova se të jesh aktor pornografie, do të ishte aq e mirë sa futbolli”,- tregon së fundmi Damian Oliver në podkastin 'Anything Goes with James English', duke thënë gjithashtu se t'i përkasësh kinemasë për të rritur "nuk është aq i mirë sa mendojnë njerëzit".

Damian Oliver tha gjithashtu, se e këshilluan të hynte në atë industri, pasi flinte me gra dhe se mund të "paguhej për këtë". Megjithatë, ai nuk i ka kujtimet më të mira nga puna e tij e parë, ku mori vetëm 170 euro. 

"Ishte e frikshme. Kameraman ishte një irlandez i madh, tullac, i cili ishte shumë i frikshëm dhe unë isha lakuriq, duke djersitur. Fillova të rrëshqisja në divan me djersën time. Një fatkeqësi",- tha ish-lojtari anglez, i cili ruan një lidhje me aktoren tjetër pornografike Sophie Anderson.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll