Sport

Procedohen tifozët e derbit! Policia nis hetimet për tre persona të dhunshëm…

Policia vijon veprimet hetimore për identifikimin dhe procedimin penal dhe administrativ, të shtetasve të tjerë

7 Mars 2023, 20:27 Nga DOSJA
Procedohen tifozët e derbit! Policia nis hetimet për tre persona

TIRANE - Tre tifozë, të pranishëm në derbin e mbrëmjes së djeshme mes Partizanit dhe Tiranës në ‘Air Albania’, janë vënë nën hetim nga policia, pasi akuzohen se kanë hedhur mjete piroteknike në fushën e blertë.

Njëri prej tyre ka hyrë në fushë gjatë kohës kur po zhvillohej ndeshja. Policia bën me dije se ka nisur punën për identifikimin e personave të tjerë, që kanë kryer veprime të dhunshme gjatë dhe pas ndeshjes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr.1 referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A.Xh., 21 vjeç, A.G., 27 vjeç dhe një shtetas 15-vjeçar, pasi ditën e djeshme, gjatë ndeshjes së futbollit mes ekipeve Partizani-Tirana, kanë kryer veprime të dhunshme, duke hedhur lëndë piroteknike, ndërsa shtetasi A.G. ka hyrë në fushën ku zhvillohej ndeshja.

Policia vijon veprimet hetimore për identifikimin dhe procedimin penal dhe administrativ, të shtetasve të tjerë kanë kryer veprime të dhunshme dhe kanë lëndë piroteknike, gjatë dhe pas ndeshjes,- thuhet në komunikatën e policisë

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll