Sport

Ish-qendërmbrojtësi i Liverpool tregon luftën kundër mbipeshës dhe si e mashtroi vdekjen: “Kisha frikë për jetën time”…

Neil Ruddock thotë se ende mund të hajë çfarë të dojë, por tani vetëm katër kafshata. “Tani porosis tre pjata dhe ha nga pak nga secila, kjo më bën të kënaq”,- thotë ai.

7 Mars 2023, 20:10 Nga DOSJA

Ish-qendërmbrojtësi i Liverpool tregon luftën kundër

ANGLI - Neil Ruddock, ish-qendërmbrojtësi i Liverpool, tha se, në moshën 54-vjeçare, ai kishte frikë për jetën e tij nga mbipesha, madje iu nënshtrua edhe një operacioni për të humbur më shumë se 40 kilogramë.

"Kisha frikë për jetën time. E di që shumë njerëz do ta lexojnë këtë dhe do të thonë se unë mashtroj, por unë do t'ju them se çfarë kam bërë... E kam mashtruar vdekjen. Me mënyrën se si kanë shkuar gjërat, kushedi sa kohë, por e munda së fundit”,- ka zbuluar ai për “Daily Mail”.

Ruddock, ose siç njihej Razor, shpjegoi se zakonet e këqija të të ngrënit filluan gjatë pandemisë Covid-19, kur ai u bë "më i madh dhe më dembel".

Anglezi përfundoi duke iu nënshtruar një operacioni në stomak. “Ende mund të ha çfarë të dua, por tani marr vetëm katër kafshata. Tani porosis tre pjata dhe ha nga pak nga secila, kjo më bën të kënaq”,- përfundoi ai.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Neil Ruddock (@neilrazorruddock25)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll