Sport

Testamenti i “Mbretit” Pele: 30% të pasurisë e trashëgon gruaja e tij, shtohet dhe një femër, që mund të jetë një vajzë e panjohur

Testamenti i “Mbretit” Pelé, që është detajuar nga avokati i tij të marten, përmend një trashëgimi prej 30% për gruan e tij, teksa është shtuar një vajzë e panjohur më pare nga braziliani, e cila mund të marrin një pjesë si gjithë të tjerët.

8 Mars 2023, 10:46 Nga DOSJA
Testamenti i “Mbretit” Pele: 30% të pasurisë e
Arkivoli me eshtrat e "Mbretit" Pelé ka udhëtuar në rrugët e Santos në një procesion funerali

BRAZIL - "Mbreti" Pelé, i cili vdiq dhjetorin e kaluar në moshën 82 vjeç, kishte specifikuar në testament, që gruaja e tij e tretë dhe e fundit, Marcia Cibele Aoki, duhet të mbajë 30% të pasurisë së tij, duke përfshirë "detyrueshëm" shtëpinë ku ata jetonin në Guaruja, një vendpushim bregdetar në São Paulo,- tha për AFP të marten, avokati i të vesë së ish-futbollistit Luiz Kignel. 

Trashëgimia e tij përfshin këtë rezidencë, pasuri të tjera të paluajtshme dhe një aksion në markën Pelé, shpjegoi Me Kignel, i cili saktësoi se ende nuk është kryer inventarizimi i plotë dhe për pasojë nuk dihet shuma totale e pasurisë.

Avokati shtoi se testamenti i tre herë kampionit të botës, përmend mundësinë që Pele të kishte një vajzë të panjohur, e cila do të kishte të drejtë për një pjesë në 70% e mbetur të pasurisë, e cila ishte e rezervuar për shtatë fëmijët e tjerë të ish-lojtarit.

“Ai tregoi mundësinë e ekzistencës së një vajze tjetër, njohja e së cilës do të varet nga një test i ADN-së që nuk mund të kryhej (për Pelé) për shkak të pandemisë dhe gjendjes së tij shëndetësore”,- shpjegoi ai. Ajo është një braziliane, sipas Me Kignel, e cila kërkon të njihet si vajza e tij dhe për të cilën nuk dihen shumë, përveçse ka ndërmarrë veprime ligjore në Brazil për kërkimin e atësisë.

Në shtator 2022, një gjykatë në São Paulo, urdhëroi Pelé që t'i nënshtrohej një testi të ADN-së, sipas faqes së internetit G1. Kjo e fundit, tani duhet t'i kryhet një prej fëmijëve të tij të njohur. Kjo grua do të ishte fëmija i tetë i legjendës së futbollit brazilian, i cili vdiq nga kanceri në São Paulo më 29 dhjetor. I martuar tre herë, ai njohu zyrtarisht shtatë fëmijë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll