Sport

VIDEO/ Zbulohet “pabesia” bashkëshortore dhe ekspozimi “i pahijshëm" i Kyle Walker të Cityt, sjellje për të cilat ai mund të akuzohet

Gazeta 'The Sun' ka publikuar ekskluzivisht videon eksplicite të Kyle Walker duke lëshuar pantallonat në publik dhe duke puthur një grua të re që nuk është gruaja e tij.

8 Mars 2023, 08:01 Nga DOSJA
VIDEO/ Zbulohet “pabesia” bashkëshortore dhe ekspozimi “i

ANGLI - Kyle Walker, mbrojtësi i Manchester Cityt, i cili është edhe një lojtar i kombëtares angleze, mund të përballet me një hetim policor, pas një videoje të publikuar në të cilën ai i ul pantallonat në publik dhe shihet duke prekur gjoksin dhe duke puthur një grua të re, që nuk është bashkëshortja e tij (Annie Kilner) në një bar të Mançesterit.

Shtypi anglez publikon, se ngjarja e kryer nga Kyle Walker ka ndodhur gjatë një mbrëmjeje të së dielës me ahengje dhe alkool me një grup miqsh. Një ditë më parë, Manchester City i Walker mundi Newcastle 2-0. Një fitore pas së cilës Guardiola u dha lojtarëve "dy ditë pushim në shtëpi. Unë nuk dua t'i shoh, ata nuk duan të më shohin mua".

Kyle Walker mund të akuzohet për "ekspozim të pahijshëm", një dënim që sjell një dënim deri në dy vjet burg. Gazeta 'The Sun' ka publikuar ekskluzivisht videon eksplicite të kapur nga kamerat e sigurisë, në të cilën Walker shihet duke ulur pantallonat për t'u ekspozuar ndaj klientëve të tjerë vendas.

“ Daily Mail” raporton se hetimi i policisë ndaj futbollistit mund të hapet, pasi u shfaq në publik me pantallonat e ulura në lokal, në një gjendje të dukshme të dehur, për të cilën ai mund të akuzohet për “ekspozim të pahijshëm”, që mund të shkaktojë shkelësit një dënim maksimal prej dy vjet burg.

Akti i Britanisë së vitit 2003 për shkeljet seksuale, thotë se ekspozimi i pahijshëm është kur një person ekspozon qëllimisht organet e tij gjenitale dhe synon që ato të shihen, gjë që mund të shkaktojë alarm ose shqetësim.

Teresa Parker nga Women's Aid shpjegon në gazetën The Sun se "qoftë tronditëse, e qeshur apo frikësuese, për ata që preken nga ekspozimi i pahijshëm mund të ketë efekte afatgjata, parehati dhe trauma. Mund t'i japë personit që ekspozohet një ndjenjë pushteti në ato situata. Dhe nëse nuk ka pasoja, mund t'u japë atyre besimin për të parë se çfarë mund të bëjnë herën tjetër."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll