Sport

Nainggolan kujton makthin te Antwerp: "Më trajtuan si një parazit, si një copë m*t"

“Nuk mund të hyja as në derën kryesore të qendrës stërvitore”, kujton mesfushori belg.

7 Mars 2023, 21:02 Nga DOSJA
Nainggolan kujton makthin te Antwerp: "Më trajtuan si një

BELGJIKE - Vitet e fundit nuk kanë qenë të lehta për Nainggolan. Mesfushori belg 34-vjeçar premtoi shumë në fillim të karrierës së tij, gjatë një periudhe kur luante për klube si Roma apo Interi, por disa probleme jashtë fushës bënë që sot ai të mos mbahet mend aq sa do të donte. 

Tani, ai kujton transferimin në Antwerp në gusht 2021, ku përjetoi një makth të vërtetë për të qenë më pranë familjes së tij.

"Në Antwerp më trajtuan si një parazit, sikur të isha një m*t. Ata punësuan Overmars si drejtor sportiv për të më rikthyer në ekipin e parë, por askush nuk guxoi të dilte kundër presidentit. Unë bëra më të mirën që munda.

Në skuadrën B, kam ndihmuar më të rinjtë... Kam qenë në shumë klube dhe nuk më kanë trajtuar kurrë kështu. Nuk kam mundur të hyj as në derën kryesore të qendrës stërvitore",- filloi të tregojë lojtarin aktual i SPAL-it.

Dhe më tej ai vazhdon: "Vajzat e mia ishin arsyeja kryesore e dëshirës për t'u rikthyer në Belgjikë. Përndryshe, unë mund të jem me ta vetëm me pushime. Kam humbur shumë para, por kjo nuk ishte problem.

Presidenti (i Antwerpen) më detyroi që unë të largohem nga vendi dhe nuk do t'ia fal kurrë këtë. Në SPAL luaj për asgjë, por luaj me kënaqësi”, përfundoi ai.
Nainggolan, duhet theksuar, mbërriti në SPAL me kosto zero në merkaton e dimrit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll