Bota

Hoti veçon dy pika nga Kushtetuta për planin franko-gjerman: Të kapërcehet e kaluara pa u ballafaquar me të?!

Po ashtu, Hoti ka evidentuar edhe pikën 4 e cila thotë se “pa paragjykuar pikëpamjet e ndryshme të Palëve për çështjet themelore, duke përfshirë çështjet e statusit”.

28 Shkurt 2023, 13:10 Nga a.l
Hoti veçon dy pika nga Kushtetuta për planin franko-gjerman: Të
Avdullah Hoti

KOSOVË- Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka komentuar marrëveshjen e planit franko-gjerman që akoma nuk është nënshkruar, por palët, Kosova dhe Serbia kanë kanë rënë dakord për t'a pranuar atë. Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në 'Facebook', Hoti ka ecidentuar pikën dy të planit që parashikon “kapërcimin e trashëgimisë së kaluar”. Po ashtu, ai ka evidentuar edhe pikën 4 e cila thotë se “pa paragjykuar pikëpamjet e ndryshme të Palëve për çështjet themelore, duke përfshirë çështjet e statusit”.

“Të kapërcehet e kaluara pa u ballafaquar me të?! “… pa paragjykuar …. çështjet e statusit”?!“, ka shkruar Hoti në Facebook duke shprehur çudi për këto pika.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç u pajtuan të hënën me propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve, por nuk pati nënshkrim dokumenti. Arsyeja ishte, sepse palët kishin mospajtime për zbatimin e tij. Megjithatë, sipas shefit të diplomacisë evropiane, Josep Borrell, të dy udhëheqësit treguan sjellje të përgjegjshme dhe gatishmëri për të gjetur zgjidhje. Takimi i radhës do të mbahet më datë 18 Mars në Republikën e Maqedonisë së Veriut. /Dosja.al

avdullah hoti dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll