Bota

Takimi tre-palësh në Bruksel/ Drejtori i medias serbe del kundër qëndrimit të kolegëve të tij: Serbia pranoi pavarësinë e Kosovës

Para nisjes për në Bruksel, Vuçiç tha se Serbia nuk do të dështojë dhe duke lexuar titujt e disa mediave duket sikur Serbia ka fituar. Ndryshe e komenton, Dikliç i cili thotë se dështimi ka ndodhur shumë kohë më parë.

28 Shkurt 2023, 12:57 Nga a.l
Takimi tre-palësh në Bruksel/ Drejtori i medias serbe del kundër
Aleksandër Vuçiç dhe Albin Kurti

SERBI- Drejtori i agjencisë së lajmeve 'Beta' , Rodmir Dikliç ka reaguar lidhur me takimin tre-palësh që u zhvillua ditën e djeshme në Bruksel, ku kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiç ranë dakord se nuk është e nevojshme të diksutohet më marrveshja për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, ndërsa ajo çka mbetet tashmë është vetëm nënshkrimi i dokumentit, pra planit të propozuar nga BE-ja. Para nisjes për në Bruksel, Vuçiç tha se Serbia nuk do të dështojë dhe duke lexuar titujt e disa mediave duket sikur Serbia ka fituar. Ndryshe e komenton, Dikliç i cili thotë se dështimi ka ndodhur shumë kohë më parë.

“Të gjithë fituan dhe të gjithë humbën. Kapitullimi ka ndodhur me Marrëveshjen e Kumanovës. Kemi marrë një dokument që është bazë e mirë, me kusht që asnjë palë të mos tentojë ta mashtrojë me marifete të ndryshme, vonesa, duke krijuar një udhërrëfyes që është si rruga për në Hënë”, ka thënë drejtori i “Beta-s”.

Duke folur se kush fitoi në gjithë këtë çështje, ai ka pretenduar se nuk ka fitues. Ai ka thënë se pranimi i propozimit evropian është në të vërtetë pranim faktik se Kosova është e pavarur, e cila më vonë do të zyrtarizohet me ndonjë dokument ndërkombëtar.

“Për këtë arsye në preambulë shkruhet “pa hyrë në çështje të statusit”, për të thënë më vonë se statusi de facto po zgjidhet… Aty figuron se do t’ia njohim dokumentet njëri-tjetrit. Deri më tani janë ngritur barrikada për targa, nuk kemi mundur të bartim mallra për shkak të vulave doganore. Do të njihen pasaportat, diplomat, të gjitha dokumentet relevante të cilat i njeh një shtet”, shpjegon Dikliç dhe shton se kjo është e dobishme për qytetarët e Serbisë dhe serbët në Kosovë.

Kur bëhet fjalë për nenin që i referohet faktit se Serbia nuk do të pengojë hyrjen e Kosovës në institucionet ndërkombëtare, Dikliq vëren se kjo i referohet kryesisht Kombeve të Bashkuara.

Askush nuk do të jetë 100 për qind i kënaqur. Disi Kurti mund të jetë pak më i kënaqur që kjo nuk diskutohet më. Presidenti ynë tha se janë në pritje të aneksit me udhërrëfyesin. Udhërrëfyes do të thotë që kur shkruani në GPS ku doni të shkoni, do të shihni se ku po shkoni. Dhe shkohet në atë që një ditë kjo të përkthehet në një kontratë zyrtare, një dokument ndërkombëtar”, shpjegon Dikliç.

Kur bëhet fjalë për kërkesën e Serbisë për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, Dikliç vëren se në nenin 7 shkruhet se duke përdorur përvojën evropiane, do të sigurohet për komunitetin serb që të jetë në gjendje të komunikojë me autoritetet e Kosovës në kontekstin e vetëqeverisjes, por jo që ata të shkruajnë Asociacionin.

Përshtatur nga n1info.rs

dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll