Bota

Agresioni rus/ Stoltenberg: Ukraina do të jetë anëtare e NATO-s

Ukraina aplikoi për anëtarësim në BE në shkurt 2022, menjëherë pasi u pushtua dhe iu dha statusi i kandidatit në qershor. 

28 Shkurt 2023, 12:22 Nga a.l
Agresioni rus/ Stoltenberg: Ukraina do të jetë anëtare e NATO-s
Jens Stoltenberg

UKRAINË- Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi se Ukraina do të bëhet anëtare e aleancës në të ardhmen, por theksoi se çështja urgjente është që ajo të mbetet një komb i pavarur përballë pushtimit të Rusisë. Siç raportojnë mediat e huaja, Stoltenberg në një konferencë për shtyp me kryeministren finlandeze, Sanna Marin theksoi se kur të përfundojë lufta duhet të sigurohen që historia të mos përsëritet. 

Aleatët e NATO-s kanë rënë dakord që Ukraina do të bëhet anëtare e aleancës sonë, por në të njëjtën kohë kjo është një perspektivë afatgjatë”, u tha Stoltenberg gazetarëve gjatë një vizite në kryeqytetin e Finlandës, Helsinki.

Me nisjen e luftës me Rusinë, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy i ka kërkuar aleancës ushtarake të udhëhequr nga SHBA-ja që t'i japë vendit të tij një anëtarësim të shpejtë. Ukraina aplikoi për anëtarësim në BE në shkurt 2022, menjëherë pasi nisën luftimet dhe iu dha statusi i kandidatit në qershor./Dosja.al

lufta ne ukraine jens stoltenberg

Sondazh

Poll

Bota 28 Shkurt 2023, 11:21 a.l

Medvedevi paralajmëron për ‘apokalips’

Dimitry Medvedev, Dmitry Peskov, Vladimir Putin RUSI- Ndërsa Kremlini reagon i përmbajtur ndaj planit kinez për paqe, ish-presidentit rus Di...