Bota

Pranimi i planit të BE-së për Kosovën dhe Serbinë/ Von Cramon: Duhet guxim, vullnet politik dhe udhëheqje për të arritur marrëveshje

Cramon thotë se pret që kjo marrëveshje të nënshkruhet sa më shpejt. 

28 Shkurt 2023, 12:03 Nga a.l
Pranimi i planit të BE-së për Kosovën dhe Serbinë/ Von
Von Cramon

KOSOVË- Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka përshëndetur pranimin e propozimit evropian nga ana e Serbisë dhe Kosovës për normalizimin e marrëdhënieve në mes njëra-tjetrës. Përmes një postimi në Twitter, Viola von Cramon ka thënë se duhet guxim, vullnet politik dhe udhëheqje për të arritur marrëveshje. Cramon thotë se pret që kjo marrëveshje të nënshkruhet sa më shpejt. 

E përshëndes ngrohtësisht pranimin e propozimit të Bashkimit Evropian  për rrugën e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Duhet guxim, vullnet politik dhe udhëheqje për të arritur marrëveshje. Unë kështu pres negociata konstruktive dhe nënshkrimin e shpejtë të Planit të Zbatimit të aneksuar në këtë marrëveshje pasi ajo do të zhbllokojë me të vërtetë perspektivën e Bashkimit Evropian për anëtarësimit”, shkroi von Cramon.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç u pajtuan të hënën me propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve, por nuk pati nënshkrim dokumenti. Arsyeja ishte, sepse palët kishin mospajtime për zbatimin e tij. Megjithatë, sipas shefit të diplomacisë evropiane, Josep Borrell, të dy udhëheqësit treguan sjellje të përgjegjshme dhe gatishmëri për të gjetur zgjidhje. Takimi i radhës do të mbahet më datë 18 Mars në Republikën e Maqedonisë së Veriut. 

von cramon dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll

Bota 28 Shkurt 2023, 11:21 a.l

Medvedevi paralajmëron për ‘apokalips’

Dimitry Medvedev, Dmitry Peskov, Vladimir Putin RUSI- Ndërsa Kremlini reagon i përmbajtur ndaj planit kinez për paqe, ish-presidentit rus Di...