Bota

Kurti dhe Vuçiç ranë dakord për planin e BE-së/ Eurodeputeti austriak takon Bislimin: Ende një rrugë e gjatë për të bërë

Mandl, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se, pas negociatave të djeshme, ende mbetet një rrugë e gjatë për tu bërë. Ai ka falënderuar edhe institucionet e Kosovës, zyrtarët e saj dhe partitë për durimin e tyre.

28 Shkurt 2023, 11:53 Nga a.l
Kurti dhe Vuçiç ranë dakord për planin e BE-së/
Lucas Mandl

KOSOVË- Bisedime intensive janë duke u zhvilluar ditën e sotme në kuadër të takimit që u mbajt ditën e djeshme datë 27 shkurt në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe dy zyrtarëve të BE-së. Eurodeputeti austrian, Lucas Mandl është takuar me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimin dhe me ambasadorin e Kosovës në Belgjikë, Agron Bajramin. Mandl, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se, pas negociatave të djeshme, ende mbetet një rrugë e gjatë për tu bërë. Ai ka falënderuar edhe institucionet e Kosovës, zyrtarët e saj dhe partitë për durimin e tyre.

‘‘Pas negociatave të djeshme: Një bisedë e shpejt, herët në mëngjes me Besnik Bislimi, Agron Bajrami. Mbetet një rrugë e gjatë për tu bërë. Faleminderit zyrtarëve të Kosovës të të gjitha institucioneve dhe partive për durimin e tyre", ka shkruar Mandl.

Zbatimi i propozimit evropian për normalizimin e raporteve është hapi i radhës që Kosova dhe Serbia duhet të ndërmarrin në një periudhë relativisht të shkurtër kohore. Propozimi, që palëve iu dorëzua shtatorin e kaluar, u pranua gjatë takimit të 27 shkurtit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në praninë e ndërmjetësuesve evropianë. Ky propozim titullohet: “Marrëveshja drejt normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë”.

dialogu kosove-serbi besnik bislimi lucas mandl

Sondazh

Poll

Bota 28 Shkurt 2023, 11:21 a.l

Medvedevi paralajmëron për ‘apokalips’

Dimitry Medvedev, Dmitry Peskov, Vladimir Putin RUSI- Ndërsa Kremlini reagon i përmbajtur ndaj planit kinez për paqe, ish-presidentit rus Di...