Bota

"Superfuqi e pasigurt", Kina i përgjigjet SHBA për ndalimin e Tik Tok në agjencitë qeveritare

Kina ka akuzuar SHBA-në për reagim të tepruar pasi punonjësit federalë u urdhëruan të hiqnin aplikacionin video TikTok nga telefonat e dhënë nga qeveria. Kina ka akuzuar SHBA-në për reagim të tepruar pasi punonjësit federalë u urdhëruan të hiqnin aplikacionin video TikTok nga telefonat e dhënë nga qeveria. Një zëdhënëse e ministrisë së Jashtme të Kinës, Mao Ning akuzoi SHBA se është duke abuzuar me pushtetin

28 Shkurt 2023, 12:07 Nga f.g

 

"Superfuqi e pasigurt", Kina i përgjigjet SHBA për ndalimin
Foto ilustruese

 

PEKIN- Kina nuk e ka pritur mirë urdhërin që Shtëpia e Bardhë u dha të hënën agjencive qeveritare për të fshirë brenda 30 ditësh nga telefonat e të gjithë punonjësve aplikacionin "Tik Tok". Një zëdhënëse e ministrisë së Jashtme të Kinës, Mao Ning akuzoi SHBA se është duke abuzuar me pushtetin, shkruan BBC. 

"Ne i kundërshtojmë me vendosmëri këto veprime të gabuara. Qeveria amerikane duhet të respektojë parimet e ekonomisë së tregut dhe konkurrencës së ndershme, të ndalojë shtypjen e kompanive dhe të sigurojë një mjedis të hapur, të drejtë dhe jodiskriminues për kompanitë e huaja në SHBA. Sa e pasigurt në vetvete mund të jetë superfuqia më e madhe në botë si SHBA-ja, që të ketë frikë nga aplikacioni i preferuar i të rinjve si ai”, shtoi ajo.

Tik Tok është vënë në shënjestër gjatë javëve të fundit edhe nga Bashkimi Evropian dhe Kanadaja. Perëndimi është i shqetësuar se aplikacioni popullor në pronësi të firmës kineze "ByteDance" është duke mbledhur të dhënat e përdoruesve dhe ia jep ato qeverisë kineze. Javën e kaluar, Komisioni Evropian dhe Këshilli Evropian urdhëruan punonjësit të heqin aplikacionin TikTok nga telefonat e tyre./Dosja.al

kina tik-tok

Sondazh

Poll

Bota 28 Shkurt 2023, 11:21 a.l

Medvedevi paralajmëron për ‘apokalips’

Dimitry Medvedev, Dmitry Peskov, Vladimir Putin RUSI- Ndërsa Kremlini reagon i përmbajtur ndaj planit kinez për paqe, ish-presidentit rus Di...