Bota

Vuçiç takim me Varhelyi, nënshkruhet granti i BE-së për hekurudhën Beograd-Nish

Marrëveshja është nënshkruar nga shefi i zyrës rajonale të përfaqësimit të Bankës Evropiane për Investime (EIB) për Ballkanin Perëndimor, Alessandro Bragonzi dhe ministri i Ndërtimit, Goran Vesiç.

28 Shkurt 2023, 12:47 Nga a.l
Vuçiç takim me Varhelyi, nënshkruhet granti i BE-së
Oliver Varhelyi

SERBI- Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, ka pritur sot Komisionerin e Bashkimit Evropian për Politikat e Fqinjësisë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelji. Mediat serbe raportojnë se sot është nënshkruar në tren kësti i parë i grantit investues për ndërtimin e hekurudhës Beograd-Nish prej 598 milionë eurosh, si pjesë e paketës financiare për Korridorin 10 hekurudhor në prani të presidentit Vuçiq dhe komisionerit Varhelji. 

Marrëveshja është nënshkruar nga shefi i zyrës rajonale të përfaqësimit të Bankës Evropiane për Investime (EIB) për Ballkanin Perëndimor, Alessandro Bragonzi dhe ministri i Ndërtimit, Goran Vesiç. Pas nënshkrimit, Vuçiç falënderoi BE-në, duke thënë se 600 milionë është shuma më e madhe që ka marrë Serbia.

Hekurudha Beograd - Nish do të jetë 230 kilometra e gjatë dhe puna pritet të përfundojë në vitin 2029. Ndërtimi do të zhvillohet në tri faza: Beograd – Velika Plana, Velika Plana – Paraqin, Paraqin – Nish.

BE-ja do të sigurojë një paketë financiare prej 2.2 miliardë euro: BEI do të sigurojë 1.1 miliardë euro, BERZH 550 milionë, donacioni i BE-së është 598 milionë euro, (tani miratuar 265 milionë). Në hekurudhën e shpejtë Beograd – Nish priten 2.3 milionë pasagjerë në vit. Në nënshkrim mori pjesë edhe ministrja e Integrimeve Evropiane Tanja Misčevic.

aleksander vucic oliver varheliy

Sondazh

Poll

Bota 28 Shkurt 2023, 11:21 a.l

Medvedevi paralajmëron për ‘apokalips’

Dimitry Medvedev, Dmitry Peskov, Vladimir Putin RUSI- Ndërsa Kremlini reagon i përmbajtur ndaj planit kinez për paqe, ish-presidentit rus Di...