Bota

Takimi tre-palësh në Bruksel 'jehonë' në mediat ndërkombëtare, si e raportojnë ato çështjen 'e nxehtë' Kosovë-Serbi

Për takimin mes Kurtit dhe Vuçiçit ka raportuar edhe “Bloomberg”.

28 Shkurt 2023, 12:09 Nga a.l
Takimi tre-palësh në Bruksel 'jehonë' në mediat
Reagimi i mediave ndërkombëtare për takimin në Bruksel

KOSOVË- Takimi i djeshëm mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç me dy zyrtarët e BE-së Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak është raportuar gjerësisht edhe nga mediat ndëkombëtare. Mediumi prestigjioz “Reuters” i ka kushtuar një artikull kësaj ngjarje me titullin “Serbia dhe Kosova mbështesin normalizimin e marrëdhënieve, por kanë nevojë për më shumë bisedime – Borrell i BE-së”.

Takimi tre-palësh në Bruksel 'jehonë' në mediat
Reuters

Edhe mediumi tjerët francez “France24” ka shkruar për takimin në Bruksel. “Krerët e Serbisë dhe Kosovës mbajnë bisedime ndërsa presioni rritet për marrëveshje”, mban titullin artikulli i këtij mediumi.

Takimi tre-palësh në Bruksel 'jehonë' në mediat
France24

Serbia dhe Kosova mbështesin planin e diplomacisë së BE-së”, është artikulli tjetër i publikuar në “FoxNews”.

Takimi tre-palësh në Bruksel 'jehonë' në mediat
Fox Neës

Për takimin mes Kurtit dhe Vuçiçit ka raportuar edhe “Bloomberg”. “Serbia dhe Kosova janë më afër marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve”, shkruan ky medium për takimin e 27 shkurtit.

Takimi tre-palësh në Bruksel 'jehonë' në mediat
Bloomberg

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç u pajtuan të hënën me propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve, por nuk pati nënshkrim dokumenti. Arsyeja ishte, sepse palët kishin mospajtime për zbatimin e tij. Megjithatë, sipas shefit të diplomacisë evropiane, Josep Borrell, të dy udhëheqësit treguan sjellje të përgjegjshme dhe gatishmëri për të gjetur zgjidhje. Takimi i radhës do të mbahet më datë 18 Mars në Republikën e Maqedonisë së Veriut. 

dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll

Bota 28 Shkurt 2023, 11:21 a.l

Medvedevi paralajmëron për ‘apokalips’

Dimitry Medvedev, Dmitry Peskov, Vladimir Putin RUSI- Ndërsa Kremlini reagon i përmbajtur ndaj planit kinez për paqe, ish-presidentit rus Di...