Bota

Gazetarët afganë që po jetojnë në Kosovë nisin të mësojnë gjuhën shqipe

Gazetarët janë Amina Omid, Ahmad Shaker Sangi, Nimatullah Gholami, Rafiullah Nikzad dhe Nadia Gulabzada

28 Shkurt 2023, 12:35 Nga f.g
Gazetarët afganë që po jetojnë në Kosovë nisin
Grupi i gazetareve afgane

PRISHTINE- Një grup gazetarësh afganë që po jetojnë aktualisht në Kosovë, kanë nisur sot kursin për të mësuar gjuhën shqipe. Në një njoftim në Facebook, Asosacioni i Gazetarëve të Kosovë, (AGK),shkruan se fillimisht do të mësohen elementët bazikë të gjuhës çdo javë nga dy orë.

“Kursi është pjesë e programit Journalists in Residence – Kosovo, dhe qëllim ka integrimin e kolegëve afganë në Kosovë. Gazetarët fillimisht do të mësojnë elementet bazike të Gjuhës Shqipe, ku do të mbajnë çdo javë nga dy orë. Kursi mundësohet nga organizata humanitare JRS Kosovo, njëherësh e cila në baza mujore u siguron pako ushqimore dhe higjienike gazetarëve ukrainas dhe afganë”, thuhet në njoftim.

Gazetarët janë Amina Omid, Ahmad Shaker Sangi, Nimatullah Gholami, Rafiullah Nikzad dhe Nadia Gulabzada./Dosja.al

gazetaret afgane afganet ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 28 Shkurt 2023, 11:21 a.l

Medvedevi paralajmëron për ‘apokalips’

Dimitry Medvedev, Dmitry Peskov, Vladimir Putin RUSI- Ndërsa Kremlini reagon i përmbajtur ndaj planit kinez për paqe, ish-presidentit rus Di...