Bota

Kurti dhe Vuçiç pranuan planin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve/ Analiza e 'Reuters': Borrell deklaroi se bisedimet për zbatimin e paktit vijojnë

Reuters ka cituar edhe kryeministrin Kurti i cili ka thënë se ishte i gatshëm të nënshkruante, por Serbia ka refuzuar.

28 Shkurt 2023, 11:28 Nga a.l
Kurti dhe Vuçiç pranuan planin e BE-së për normalizimin
Takimi në Bruksel

KOSOVË- Dakordësimi i Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve është raportuar edhe nga mediumi i njohur 'Reuters'. Shkrimi nis duke cituar shefin për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka thënë se nuk nevojiten më diskutime për planin frako – gjerman. 

"Udhëheqësit e Serbisë dhe Kosovës ranë dakord të hënën për një marrëveshje të mbështetur nga Perëndimi për normalizimin e marrëdhënieve, por nevojiten më shumë bisedime për zbatimin e paktit, tha shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell", shkruan Reuters. 

Reuters ka cituar edhe kryeministrin Kurti i cili ka thënë se ishte i gatshëm të nënshkruante, por Serbia ka refuzuar. Ndërkaq Vuçiç citohet të ketë thënë se takimi ka qenë shumë i vështirë.  Sipas saj, tani çështja e tij ka mbetur forma e zbatimi dhe për këtë dialogu midis Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojë.  Ndërkaq, Gabriel Escobar, përfaqësuesi amerikan për Ballkanin Perëndimor ka deklaruar se nevojitet akoma shumë punë. Në këtë artikull përmendet edhe Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe si problem, pasi Gjykata Kushtetuese ka gjetur shkelje në marrëveshjet për Asociacionin në vitin 2013 dhe 2015. 

 

dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll

Bota 28 Shkurt 2023, 11:21 a.l

Medvedevi paralajmëron për ‘apokalips’

Dimitry Medvedev, Dmitry Peskov, Vladimir Putin RUSI- Ndërsa Kremlini reagon i përmbajtur ndaj planit kinez për paqe, ish-presidentit rus Di...