Bota

VIDEOJA që po bëhet virale/ Momenti kur Erdogan u jep para fëmijëve që mbetën të pastrehë nga tërmeti

Siç shihet edhe nga pamjet më poshtë, lideri turk u shpërndan kartmonedha fëmijëve që humbën gjithçka pas tërmetit në Turqinë juglindore, duke dëmtuar më tej imazhin e tij, popullariteti i të cilit është shembur tre javë pas tërmetit vdekjeprurës. 

28 Shkurt 2023, 11:05 Nga a.l
VIDEOJA që po bëhet virale/ Momenti kur Erdogan u jep para
Rexhep Taip Erdogan

TURQI- Një video është duke qarkulluar së fundmi në media ku shihet sesi presidenti turk Rexhep Taip Erdogan u shpërndan para në duar fëmijëve të prekur nga tërmeti i fuqishëm dhe shkatërrues i 6 shkurtit. Siç shihet edhe nga pamjet më poshtë, lideri turk u shpërndan kartmonedha fëmijëve që humbën gjithçka pas tërmetit në Turqinë juglinore, duke dëmtuar më tej imazhin e tij, popullariteti i të cilit është shembur tre javë pas tërmetit vdekjeprurës. 

Ky moment është kapur disa orë pasi lideri turk qytetarëve pranoi se qeveria nuk kishte reaguar menjëherë dhe në mënyrë adekuate ditët e para të tërmeteve të mëdha. Qytetarët e kanë përshëndetur me brohoritje dhe duartrokitje por tashmë imazhet e Erdoganit që "u jep lëmoshësi" fëmijëve të vegjël ka shkaktuar revoltë te publiku.

termet ne turqi rexhep taip erdogan

Sondazh

Poll