Bota

Elon Musk 'rrëmben' sërish fronin, shpallet njeriu më i pasur në botë

CEO i Tesla u rrëzua nga vendi i parë nga 'Bernard Arnault', CEO i markës luksoze franceze LVMH (LVMHF), në dhjetor të vitit të kaluar duke e bërë Musk numrin 2 në listë për më shumë se dy muaj. 

28 Shkurt 2023, 11:14 Nga a.l
Elon Musk 'rrëmben' sërish fronin, shpallet njeriu më i
Elon Musk

SHBA- Elon Musk ka rifituar titullin e personit më të pasur në botë. Mediat e huaja raportojnë se, CEO i Tesla u rrëzua nga vendi i parë nga 'Bernard Arnault', CEO i markës luksoze franceze LVMH (LVMHF), në dhjetor të vitit të kaluar duke e bërë Musk numrin 2 në listë për më shumë se dy muaj. 

Megjithatë, që nga e hëna u raportua se rrita e aksioneve të Tesla-s e ka ngritur Musk përsëri në krye të Indeksit të Miliarderëve në kohë reale. Pasuria neto e Musk ishte rreth 187.1 miliardë dollarë që nga e hëna pas mbylljes së tregjeve, duke kaluar pasurinë prej 185.3 miliardë dollarësh të Arnault.

elon musk

Sondazh

Poll