Bota

Sulm me armë zjarri pranë një shkolle fillore në Gjermani, plagosen rëndë 2 persona

Pak minuta pas ngjarjes policia ka vënë në pranga autorin.  

28 Shkurt 2023, 11:00 Nga a.l
Sulm me armë zjarri pranë një shkolle fillore në Gjermani,
Policia gjermane

GJERMANI- Të shtëna me armë zjarri janë raportuar para pak minutash në Gjermani. Mediat e huaja raportojnë se ngjarja ka ndodhur pranë një shkolle fillore në qytetin veriperëndimor të Bramsche, ndërsa dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë. Lajmin e ka konfirmuar për mediat një zëdhënës i policisë vendase. 

Sulmi me armë zjarri që ka tronditur banorët e zonës ndodhën konkretisht pranë shkollës fillore Martinusschule, por nuk kishin lidhje me shkollën.  Dëshmitarët që panë incidentin informuan policinë rreth orës 7:30 të mëngjesit (0630 GMT). Pak minuta pas ngjarjes policia ka vënë në pranga autorin.  

plagosje me arme ne gjermani

Sondazh

Poll