Bota

Takimi në Bruksel më 27 shkurt/ Hoti nga Kuvendi: Qeveria ende pa qëndrim të qartë

Hoti kërkoi të dijë se cila është përmbajtja e plotë dhe finale e Planit evropian, cili është qëndrimi i Qeverisë së Kosovës dhe çfarë vërejte kanë dërguar.

23 Shkurt 2023, 11:30 Nga a.l
Takimi në Bruksel më 27 shkurt/ Hoti nga Kuvendi: Qeveria ende pa
Avdullah Hoti nga Kuvendi

KOSOVË- Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti në emër të Grupit parlamentar të LDK-së deklaroi nga foltorja e Kuvendit të sotëm se të hënën në Bruksel është takimi me Serbinë për dialogun, ndërsa sipas tij ende nuk është i qartë pozicioni që do të mbajë Qeveria e Kosovës. Hoti kërkoi të dijë se cila është përmbajtja e plotë dhe finale e Planit evropian, cili është qëndrimi i Qeverisë së Kosovës dhe çfarë vërejte kanë dërguar.

“A është Kurti kundër marrëveshjes së Asociacionit që e ka kundërshtuar edhe me akte të dhunshme, apo është pro me disa kushte që i ka prezantuar që besoj se vetëm sa me e ruajt fytyrën…. është obligim kushtetues që të njoftohet Kuvendi…”, tha Hoti. 

Deputeti i LDK-së gjithashtu kërkoi të njoftohet me pozicionin e Qeverisë sidomos me marrëveshjen për Asociacionin, pasi siç tha ai këtë marrëveshje e kanë kundërshtuar duke përdorë edhe akte të dhunshme.

avdullah hoti

Sondazh

Poll