Bota

Nis seanca në Kuvendin e Kosovës, 1 minutë heshtje për vikimat në Ukrainë

Marrëveshjet për njohjen reciproke të letërnjoftimeve, diplomave universitare dhe kualifikimeve profesionale, ishin nënshkruar nga krerët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, më 3 nëntor në samitin në kuadër të Procesit të Berlinit.

23 Shkurt 2023, 11:12 Nga a.l
Nis seanca në Kuvendin e Kosovës, 1 minutë heshtje për
Kuvendi i Kosovës

KOSOVË- Seanca e sotme plenare në Kuvendin e Kksovës ka nisur me një minutë heshtje për viktimat e luftës në Ukrainë një ditë para vjetorit të agresionit rus. Përveç pikave të rendit të ditës, deputetët në seancën e sotme do të shqyrtojnë edhe tri marrëveshjet e miratuara në Qeveri që lidhen me Procesin e Berlinit.

Marrëveshjet për njohjen reciproke të letërnjoftimeve, diplomave universitare dhe kualifikimeve profesionale, ishin nënshkruar nga krerët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, më 3 nëntor në samitin në kuadër të Procesit të Berlinit. Në seancën e sotme deputetët po ashtu do të shqyrtojnë edhe Raportin e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, si dhe një varg projektligjesh.

arbëresha kryeziu

Sondazh

Poll