Bota

Stuhia e dëborë në SHBA/ Urdhërohet pezullimi i mësimit, mbyllen disa shkolla

Pothuajse i gjithë shteti, me përjashtim të disa qarqeve pranë kufirit të Illinois, pritet të përfshihet nga bora e dendur dhe erëra të forta, me disa zona që mund të kalojnë një këmbë.

23 Shkurt 2023, 10:28 Nga a.l
Stuhia e dëborë në SHBA/ Urdhërohet pezullimi i
Moti i keq në SHBA

SHBA- Stuhi e reshje të dendura dëbore kraportohen në ësiconsin të SHBA-së. Mediat e huaja raportojnë se moti i keq do të vijojë deri në fundjavë. Lajmin e ka bërë të ditur për mediat Shërbimi Kombëtar i Motit. Pothuajse i gjithë shteti, me përjashtim të disa qarqeve pranë kufirit të Illinois, pritet të përfshihet nga bora e dendur dhe erëra të forta, me disa zona që mund të kalojnë një këmbë.

Disa shtete, duke përfshirë Dakotën Veriore dhe Jugore, Minesota dhe Wisconsin, anuluan mësimet dhe mbyllën zyrat. Banorëve u kërkohet të mos dalin nga shtëpitë e tyre nëse nuk është e nevojshme. Shpejtësia e erës mund të arrijë pothuajse 50 km në orë, dhe temperatura e ajrit në disa zona mund të shkojë deri në -30 gradë.

moti i keq ne shba

Sondazh

Poll