Bota

Tërmeti vdekjeprurës në Turqi dhe Siri/ Thellohet bilanci i viktimave, mbi 50.000 njerëz të vdekur

Mijëra ndërtesa janë shembur në Turqi dhe Siri nga tërmeti me magnitudë 7.8, një nga më të fortët që ka goditur rajonin në më shumë se 100 vjet.

23 Shkurt 2023, 10:52 Nga a.l
Tërmeti vdekjeprurës në Turqi dhe Siri/ Thellohet bilanci i
Tërmeti në Turqi

TURQI- Bilanci i viktimave nga tërmeti i fuqishëm i 6 shkurtit në Turqi dhe Siri është rritur sërish. Mediat vendase raportojnë se numri i të vdekurve në dy vendet e prekura nga tërmeti shkatërrues ka shkuar në të paktën 50,000 njerëz. 

Mijëra ndërtesa janë shembur në Turqi dhe Siri nga tërmeti me magnitudë 7.8, një nga më të fortët që ka goditur rajonin në më shumë se 100 vjet. Numri i të vdekurve në Turqi u rrit në 43,556, thanë zyrtarët turq, duke shtuar se më shumë se 108,000 njerëz u plagosën.

Sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, në Siri, numri është të paktën 6,747, duke përfshirë 4,521 vdekje në zonat e kontrolluara nga opozita dhe 2,226 vdekje në zonat e kontrolluara nga regjimi. Nga ana tjetër, trupat e 1793 personave sirianë, të cilët u vranë në Turqi për shkak të tërmetit të dhunshëm, u transportuan nga Turqia dhe u varrosën në territorin sirian.

termeti ne turqi

Sondazh

Poll