Bota

Seancë plenare në Kuvendin e Kosovës/ Deputetja e LVV-së : Serbia e frymëzuar nga Putini synon ta cenojë sigurinë në Kosovë

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje tha se Kosova që nga ditët e para të luftës në Ukrainë u rreshtua me botën demokratike, duke e dënuar agresionin rus dhe duke vendosur sanksione mbi Rusinë, por Serbia nuk ka vepruar njësoj, e cila sipas deputetes vazhdimisht synon të destabilizojë Ballkanin Perëndimor.

23 Shkurt 2023, 11:20 Nga a.l
Seancë plenare në Kuvendin e Kosovës/ Deputetja e LVV-së :
Arbëresha Kryeziu

KOSOVË- Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje tha se Kosova që nga ditët e para të luftës në Ukrainë u rreshtua me botën demokratike, duke e dënuar agresionin rus dhe duke vendosur sanksione mbi Rusinë, por Serbia nuk ka vepruar njësoj, e cila sipas deputetes vazhdimisht synon të destabilizojë Ballkanin Perëndimor.

Njëjtë vepruan shumë shtete demokratike që janë në kërkim të paqes dhe stabilitetit, por të njëjtën nuk e bëri Serbia, përkundrazi ajo u rreshtua përkrah Putinit të Rusisë si urë lidhëse për të bartur konfliktin dhe rrezikun e destabilizimit edhe në Ballkan. Serbia e cila asnjëherë nuk i ka shuar pretendimet territoriale ndaj Kosovës e frymëzuar dhe ndikuar nga Putini është përpjekur disa herë të cenojë sigurinë, integritetin dhe sovranitetin territorial të Kosovës. Insistimi për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, bllokimi i procesit negociator në Bruksel dhe mospranimi për të dialoguar mbi planin franko-gjerman shpërfaq hapur dëshirën e tyre për destabilizim dhe denormalizim të situatës në Kosovë”, tha tutje deputetja e VV-së.   

Përveç pikave të rendit të ditës, deputetët në seancën e sotme do të shqyrtojnë edhe tri marrëveshjet e miratuara në Qeveri që lidhen me Procesin e Berlinit. Marrëveshjet për njohjen reciproke të letërnjoftimeve, diplomave universitare dhe kualifikimeve profesionale, ishin nënshkruar nga krerët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, më 3 nëntor në samitin në kuadër të Procesit të Berlinit. Në seancën e sotme deputetët po ashtu do të shqyrtojnë edhe Raportin e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, si dhe një varg projektligjesh.

miss arberesha

Sondazh

Poll