Bota

Haradinaj në Kuvend: Kosova të hënën mund ta mbyll marrëveshjen me Serbinë

Sipas tij është moment i mirë që Kurti e Qeveria të kërkojë ndihmë financiare, investime edhe përkrahje ekonomike për ta zbatuar më tutje jo vetëm rendin e ligjin në veri, por edhe zhvillimin ekonomik atje.

23 Shkurt 2023, 11:24 Nga a.l
Haradinaj në Kuvend: Kosova të hënën mund ta mbyll
Ramush Haradinaj

KOSOVË- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha sot në Kuvend se Kosova të hënën, më 27 shkurt mund ta mbyll marrëveshjen me Serbinë, pasi sipas tij, i vetmi vend që nuk i gëzohet arritjes së marrëveshjes është Rusia. Haradinaj më herët u shpreh se Kosova me pranimin e propozimit evropian ec përpara në planin e sigurisë, Partneritetit për Paqe dhe NATO.

I vetmi vend që nuk i gëzohet arritjes së marrëveshjes është Rusia…, që nuk ka interes të ketë marrëveshje Kosovë-Serbi dhe kjo çështje të mbetet e hapur e potencial për destabilizim ose për debat të vazhdueshëm politik…”, tha kryetari i AAK-së.

Ai sot deklaroi se Kosova mund të mbyllë të hënën marrëveshjen e jo vetëm të jap sinjale pozitive.

Pos në aspektin e sigurisë e mbrojtjes, Kosova mundet menjëherë me e shtu edhe një komponent kësaj marrëveshjeje, aspektin financiar e ekonomik”, tha Haradinaj, duke shtuar se rrjedhjet buxhetore për veriun janë duke u rritur.

Sipas tij është moment i mirë që Kurti e Qeveria të kërkojë ndihmë financiare, investime edhe përkrahje ekonomike për ta zbatuar më tutje jo vetëm rendin e ligjin në veri, por edhe zhvillimin ekonomik atje.

mblidhet kuvendi i kosoves

Sondazh

Poll