Bota

ME VIDEO/ Momenti që u shpëtoi kamerave, Zelenskyy përlotet gjatë vizitës së Biden në Kiev

Së fundmi në rrjet po qarkullon një video ku shihet se presidenti ukrainas duket i përlotur dhe filomohet duke fshirë lotët, ndërsa Biden përshëndet anëtarët e administratës së tij në pallatin presidencial.  

23 Shkurt 2023, 10:32 Nga a.l
ME VIDEO/ Momenti që u shpëtoi kamerave, Zelenskyy përlotet
Volodymyr Zelenskyy

UKRAINË- Vizita sekrete dhe e papritur e presidentit amerikan Joe Biden në Kiev disa ditë më parë ishte një vendim i rëndësishëm për ukrainasit. Së fundmi në rrjet po qarkullon një video ku shihet se presidenti ukrainas duket i përlotur dhe filomohet duke fshirë lotët, ndërsa Biden përshëndet anëtarët e administratës së tij në pallatin presidencial.  

Me vizitën e tij, presidenti amerikan dëshironte t’i dërgonte një mesazh të qartë mbështetjeje Volodymyr Zelensky-t dhe popullit ukrainas. Joe Biden u takua me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelenskyy pak pasi mbërriti në kryeqytetin ukrainas, disa ditë para përvjetorit të parë të pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt 2022.

Sot në Kiev ka mbërritur kryeministri spanjoll Pedro Sanchez. Vizita e liderit spanjoll vjen pasi presidenti amerikan Joe Biden kishte premtuar ndihmë të re ushtarake për Ukrainën me vlerë 500 milionë dollarë gjatë një vizite të papritur në Kiev të hënën. Të martën, kryeministrja italiane Giorgia Meloni vizitoi gjithashtu kryeqytetin ukrainas për bisedime me Zelenskiy, të cilin ajo u zotua të vazhdojë ta mbështesë në rezistencën ndaj sulmeve ruse, por përjashtoi mundësinë e ofrimit të avionëve luftarakë. Të mërkurën, Ministrja e Mbrojtjes e Spanjës Margarita Robles u tha ligjvënësve në dhomën e ulët se Madridi do të furnizojë Ukrainën me gjashtë tanke luftarake 2A4 Leopard të prodhimit gjerman, pasi ato t'i nënshtrohen riparimeve, me dorëzimin që pritet në fund të marsit ose në fillim të prillit.

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll