Bota

Takime 1 ditë para 1- vjetorit të luftës/ Kryeministrti Spanjoll mbërrin në Kiev, bisedime me presidentin Zelenskyy

Sanchez u prit nga zëvendësministri i Jashtëm i Ukrainës, ambasadori ukrainas në Madrid dhe ambasadori spanjoll në Ukrainë. 

23 Shkurt 2023, 10:21 Nga a.l
Takime 1 ditë para 1- vjetorit të luftës/ Kryeministrti Spanjoll
Pedro Sanchez viziton Kievin

UKRAINË- Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez ka mbërritur në Ukrainë për të takuar Presidentin Volodymyr Zelenskyy në prag të njëvjetorit të pushtimit rus. Mediat e huaja raportojnë se, me të mbërritur në Kiev, Sanchez u prit nga zëvendësministri i Jashtëm i Ukrainës, ambasadori ukrainas në Madrid dhe ambasadori spanjoll në Ukrainë. 

Vizita e Sanchez vjen pasi presidenti amerikan Joe Biden kishte premtuar ndihmë të re ushtarake për Ukrainën me vlerë 500 milionë dollarë gjatë një vizite të papritur në Kiev të hënën. Të martën, kryeministrja italiane Giorgia Meloni vizitoi gjithashtu kryeqytetin ukrainas për bisedime me Zelenskiy, të cilin ajo u zotua të vazhdojë ta mbështesë në rezistencën ndaj sulmeve ruse, por përjashtoi mundësinë e ofrimit të avionëve luftarakë. Të mërkurën, Ministrja e Mbrojtjes e Spanjës Margarita Robles u tha ligjvënësve në dhomën e ulët se Madridi do të furnizojë Ukrainën me gjashtë tanke luftarake 2A4 Leopard të prodhimit gjerman, pasi ato t'i nënshtrohen riparimeve, me dorëzimin që pritet në fund të marsit ose në fillim të prillit.

pedro sanchez

Sondazh

Poll