Bota

Tërmeti shkatërrues në Turqi/ Premtimi i liderit të opozitës turke: Kur të vijmë në pushtet, shitja e shtëpive për të huajt do të ndalohet për 5 vjet

Duke përfituar nga zhvlerësimi i monedhës kombëtare turke, shumë të huaj, veçanërisht rusë, irakianë, iranianë, gjermanë dhe të tjerë kanë blerë prona në të gjithë vendin, veçanërisht në Antalia, provincën turistike më të njohur të vendit. 

23 Shkurt 2023, 10:39 Nga a.l
Tërmeti shkatërrues në Turqi/ Premtimi i liderit të
Kemal Kilicdaroglu

TURQI- Tërmeti i fuqishëm i 6 shkurtit në Turqi dhe Siri shkatërroi mijëra ndërtesa dhe shkaktoi dhjetëra mijëra viktima. Mediat vendase më herët raportuan se presidenti Erdogan urdhëroi arrestimin e përgjegjësve për ndërtimin e qindra godinave të cilat u shembën në sekondat e para të lëkundjeve në disa zona të Turqisë. Sot lideri i opozitës Kemal Kilicdaroglu ka bërë një premtim që synon të ndihmojë të prekurit nga tërmeti i fuqishëm dhe banorët të cilët tashmë kanë ngelur në mes të katër rrugëve pas strehë dhe pa kushtet minimale për të jetuar. Ai ka deklaruar se të huajt të cilët do të vijnë në Turqi nuk do të lejohen të blejnë shtëpi për një periudhë pesëvjeçare, në përpjekje për të stabilizuar gjithashtu çmimet e banesave. 

Kur të vijmë në pushtet, do të ndalojmë shitjen e pronave për të huajt për pesë vjet dhe nuk do ta heqim para se çmimet e banesave të ulen”, tha Kiliçdaroglu në llogarinë e tij në Tëitter vonë më 21 shkurt.

Duke përfituar nga zhvlerësimi i monedhës kombëtare turke, shumë të huaj, veçanërisht rusë, irakianë, iranianë, gjermanë dhe të tjerë kanë blerë prona në të gjithë vendin, veçanërisht në Antalia, provincën turistike më të njohur të vendit. 

Të huajt përjashtohen nga tatimi mbi vlerën e shtuar me kusht që të blejnë shtëpi me valutë”, tha Kılıçdaroğlu, duke kujtuar se turqit duhet të paguajnë 8 për qind taksë për një shtëpi më të vogël se 150 metra katrorë dhe 18 për qind për më të madhe se kjo. “Të huajt përfitojnë nga kjo dhe rrisin çmimet e banesave”, tha Kılıçdaroglu.

Në vendin e tërmeteve ku miliona janë të pastrehë, ata ndërtuan një sistem në kurriz të poshtërimit të qytetarëve të vet. Ky është një sistem kaq i poshtër,” vuri në dukje ai.

Dy tërmete shkatërruese të 6 shkurtit kanë lënë më shumë se 40,000 njerëz të vdekur në Turqi dhe miliona njerëz të pastrehë në 11 provinca në rajonin juglindor të Anadollit. Shumë të mbijetuar po nxitojnë të migrojnë në pjesë të tjera të vendit, gjë që po shkakton një rritje të re të çmimeve të banesave.

termet ne turqi

Sondazh

Poll