Politike

Dënimi i Saimir Tahirit, Soreca s’pranon të komentojë: Dua të njihem me dosjen e plotë

20 Shtator 2019, 09:07 Nga DOSJA
Dënimi i Saimir Tahirit, Soreca s’pranon të komentojë: Dua

TIRANË-Dua kohë të shpreh një mendim”, kjo ishte përgjigja që ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca u dha gazetarëve për dënimin e Saimir Tahirit. Soreca u shpreh se nuk mund të komentonte një vendim të gjykatës pas i nuk kishte ishte njohur me vendimin e plotë të Gjykatës, pasi ai ka qenë një ish-prokuror dhe kërkon të njohë dosjen e plotë.

Si një ish-prokuror do shikoj dosjen dhe vendimin e Gjykatës e më pas do e komentoj, por më duhet kohë. Nuk mund të komentoj vendimin pa e lexuar atë të plotë”, ishte kjo përgjigja e Sorecës në fund të një aktiviteti nga INSTAT për regjistrimin e popullësisë.

Pas më shumë se 13 orësh përfundoi dje “Gjyqi i vitit”, ai për Saimir Tahirin. 

Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin 5 vite burg por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi ulet me 1/3 dhe zbret në 3 vite e 4 muaj burg e sipas Kodit Penal konvertohet në shërbim prove.

Për këtë vendim ai u shpreh se ishte qesharak. Pas seancës, ai ftoi gazetarët për të zhvilluar një takim, që pritet të zhvillohet ditën e sotme.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gjyqi i vitit luigi soreca saimir tahiri vendimi për saimir tahirin gjyqi i vitit luigi soreca saimir tahiri vendimi për saimir tahirin

Sondazh

Poll