Politike

Dorëheqja e Sonila Qatos, kush pritet të zërë vendin e kreut të ARRSH-së (FOTO)

20 Shtator 2019, 06:38 Nga DOSJA
Dorëheqja e Sonila Qatos, kush pritet të zërë vendin e kreut

Tiranë- Një ditë më parë Drejtorja e ARRSH, Sonila Qato dha dorëheqjen pas përplasjes me kompaninë “Gjoka”.

Por kush do të zërë këtë post të rëndësishëm në qeverinë Rama?

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ish- drejtoresha e Tatimeve Vasilika Vjero është një prej kandidaturave kryesore për të drejtuar Autoritetin Rrugor Shqiptar, duke pasuar në detyrë drejtuesen e dorëhequr, Sonila Qato. Gjithsesi, mbetet për t’u parë nëse kjo kandidaturë do të zyrtarizohet edhe me vendim të Këshillit të Ministrave.

Vjero më herët ka mbajtur postin e Drejtorësh së Tatimeve dhe ka qenë edhe drejtuese e Qendrës Kombëtare të Biznesit.

Sonila Qato ka dhënë dje dorëheqjen nga drejtimi i Autoritetit Rrugor Shqiptar. Qato si shkak për dorëheqjen e saj ka dhënë përplasjen me kompaninë “Gjoka’ për tenderin Kardhiq-Delvinë. Qato deklaron se nuk përballon dot akuzat që i janë bërë, por shprehet e gatshme që të punoj kudo tjetër, duke vendosur eksperiencën e saj në shërbim të shtetit.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dorehiqet sonila qato gjoka construcion vasilika vjero dorehiqet sonila qato gjoka construcion vasilika vjero

Sondazh

Poll