Politike

E quajti “pjeshkëz”/ Avokatja e Popullit flet pas fyerjes së Murrizit: E di, s’kam nevojë të ma thotë ai

19 Shtator 2019, 16:10 Nga DOSJA
E quajti “pjeshkëz”/ Avokatja e Popullit flet pas fyerjes

TIRANË- Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, ka reaguar për herë të parë në një dalje televizive pas etiketimeve fyese dhe seksiste të përdorura kundrejt saj nga nënkryetari i parlamentit, Myslim Murrizi.

E ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ajo tha se personalisht nuk është prekur aspak nga fjalët e deputetit demokrat, por institucionalisht nuk mund ta tolerojë gjuhën denigruese që ai ka përdorur.

Personalisht unë nuk e pranoj fare këtë gjënë që ka thënë zotëria. Për hir të së vërtetës nuk më prek fare personalisht. Unë e di kush jam dhe nuk ka nevojë të ma thotë një njeri si ai dhe e di gjithkush me të cilët kam punuar apo më kanë dëgjuar qoftë edhe një herë të vetme. Unë e njoh veten për një profesioniste të mirë, ka shumë njerëz që thonë se jam një profesioniste shumë e mirë dhe jam një mijë përqind e bindur se punët që kam bërë, arritjet e mia, sukseset e mia profesionale nuk varen absolutisht nga fakti nëse një njeri ka një opinion në lidhje me pamjen time”, tha ndër të tjera ajo.

Marrë nga Top Channel

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike erinda ballanca myslim murrizi erinda ballanca myslim murrizi

Sondazh

Poll