Politike

3 vite shërbim prove për Tahirin/ Reagon LSI: U mbrojt nga Edi Rama, drejtësinë e ka marrë peng krimi

20 Shtator 2019, 05:36 Nga DOSJA
3 vite shërbim prove për Tahirin/ Reagon LSI: U mbrojt nga Edi Rama,

Tiranë- Mbrëmjen e djeshme Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin me 5 vite burg, të konvertuara në 3 vite shërbim prove.  Për këtë vendim të Gjykatës së Krimeve të Rënda ka reaguar edhe LSI-ja.

Në reagim thekson se vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda tregon qartë se drejtësia është marrë peng nga krimi i organizuar dhe Edi Rama është peng i Saimir Tahirit dhe strukturave kriminale.

“Për LSI, vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda tregon qartë se drejtësia është marrë peng nga krimi i organizuar dhe Edi Rama është peng i Saimir Tahirit dhe strukturave kriminale. Edi Rama ka bërë gjithçka për të mbrojtur Saimir Tahirin dhe ka përdorur çdo mekanizëm të tijin sepse Edi Rama është peng i dosjeve korruptive dhe i familjarëve të tij.  Projekti i kanabizimit të vendit, trafiku ndërkombëtar i drogës është projekt politik i Edi Ramës sepse Edi Rama është “Shefi i madh” i cili projektoi dhe urdhëroi këtë projekt shkatërrues për vendin që nxiu historinë e Shqipërisë në mediet botërore. Me Edi Ramën është provuar që nuk ka drejtësi, krimi i organizuar ndjehet i fortë, i sigurt dhe i përkrahur. Ka vetëm një rrugë: Të çlirohet vendi nga Edi Rama dhe kapja e institucioneve nga krimi i organizuar për të instaluar shtetin e së drejtës për të kthyer tek çdo qytetar dinjitetin dhe shpresën se ky vend do të bëhet.”, thuhet në reagimin e LSI-së.

Pas më shumë se 13 orësh përfundoi dje “Gjyqi i vitit”, ai për Saimir Tahirin. Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin 5 vite burg por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi ulet me 1/3 dhe zbret në 3 vite e 4 muaj burg e sipas Kodit Penal konvertohet në shërbim prove.  Për këtë vendim ai u shpreh se ishte qesharak. Pas seancës, ai ftoi gazetarët për të zhvilluar një takim, që pritet të zhvillohet ditën e sotme.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike monika kryemadhi saimir tahiri vendimi për saimir tahirin monika kryemadhi saimir tahiri vendimi për saimir tahirin

Sondazh

Poll