Politike

Ministrja Gjonaj jep lajmin para grave të dënuara: Kemi gati projektligjin për amnistinë, ja kush përfiton (VD)

20 Shtator 2019, 07:44 Nga DOSJA
Ministrja Gjonaj jep lajmin para grave të dënuara: Kemi gati

TIRANË- Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka zhvilluar sot një interpelancë me disa gra të cilat vujanë dënimin në burgun “Ali Demi” në Tiranë. Gjatë interpelancës Gjonaj ka treguar dhe një prjektligj të ri po shqyrtohet, nga i cili do të përfitojnë shumë gra të burgosura.

Ligji ka të bëj me amnistinë e grave, të cilat kanë dhe pak vite të mbetura nga dënimi i tyre. Sipas Gjonajt, në projektligjin e ri janë parashikuar masa lehtësuese për të gjitha gratë, që iu ka mbetur më pak se tre vjet nga koha e dënimit, ndërkohë gjithashtu përfitime nga amnistia do të kenë edhe gratë që janë në moshën 55-vjeçare.

Është përgatitur një studim duke marrë një për një kartelën ligjore për të gjitha gratë dhe kemi parë periudhën e që iu ka mbetur. Ne do të arrijmë  në konkluzionin  se grave që ju ka mbetur  nën tre vjet burg do të rishikohen me amnisti.  Një ndër kriteret e amnistisë është edhe mosha.  Po shihet edhe kriteri i moshës. Gratë që kanë mbushur moshën 55 vjeç, por duke marrë edhe kohën e dënimit në tre vjet si dhe ato që janë nën tre vjet do përfitojnë nga amnistia. Amnistia e përgjithshme është një fakt që iu gëzon shumë”, ishte ky premtimi i Gjonajt para grave të dënuara.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike amnisita per grate amnistia per te burgosurit burgu i grave etilda gjonaj amnisita per grate amnistia per te burgosurit burgu i grave etilda gjonaj

Sondazh

Poll