Politike

Negociatat me BE, Soreca flet për sfidën e Shqipërisë: Regjistrimi i popullësisë dhe banesave është jetike

20 Shtator 2019, 08:31 Nga DOSJA
Negociatat me BE, Soreca flet për sfidën e Shqipërisë:

TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca, ka folur sërish sot për negociatat e Shqipërisë. Nga një aktivitet, ku po prezantohej projekti për regjistirmin e popullësisë dhe banesave, Soreca ka thënë se kjo është sfida e radhës për vendin tonë.

Kryediplomati i BE tha se regjistrimi i popullësisë do të jetë baza e negociatave, duke shprehur dhe njëherë dëshirën e tij për një përgjigje pozitive në tetor për Shqipërinë.

Jemi këtu për të diskutuar sfidën e radhës, regjistrimin e popullsisë dhe banesave për 2020. Rëndësia e popullsisë nuk është vetëm për Shqipërinë, por edhe për BE-në dhe për aspiratën e Shqipërisë për t’u bërë pjesë e familjes evropiane. Censi do të jetë baza e negociatave. Shpresa ime është që negociatat të çelen shumë shpejt. Censi i vitit 2011 shënoi një gurë të rëndësishëm në gjithë BE-në. Edhe në Shqipëri censi u shënua në bazë të të dhënave të Eurostat. KE ka theksuar se censi i vitit 2011 nuk arriti të siguronte të drejtat e shqiptarëve që të deklaronin në mënyrë të lirë origjinën e tyre. Të mos harrojmë këtë rekomandim kaq të rëndësishëm të KE, i cili tha se censi duhet bërë në mënyrë të lirë dhe vullnetare”, u shpreh Soreca.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike anetaresimi i shqiperise ne be hapja e negociatave me be luigi soreca anetaresimi i shqiperise ne be hapja e negociatave me be luigi soreca

Sondazh

Poll