Politike

Rama mbledh Koordinatorët e Veriut, pranon 4 dorëheqjet e drejtorëve, mungon Ditmir Bushati

20 Shtator 2019, 08:34 Nga DOSJA
Rama mbledh Koordinatorët e Veriut, pranon 4 dorëheqjet e

SHKODER- Ditën e sotme Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim në Velipojë me Këshillin Koordinues për Veriun. Takimi po zhvillohet në një hotelet e qytetit. Theksojmë se kryeministri është kryetari i Këshillit Koordinues për 4 qarqe në veri të vendit.

Të pranishëm në takim janë edhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj,  deputeti Tom Doshi, deputeti Paulin Stërkaj, deputeti Luan Harusha dhe kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu. Ajo që vihet re është se në takim nuk është i pranishëm Ditmir Bushati, deputeti i PS-së. Në këtë mbledhje, raporton Dosja.al, janë pranuar edhe dorëheqjet e 4 drejtorëve të këtij qarku.

Drejtori i Thesarit, Myzafer Bushi largohet nga detyra, e bashkë me të, drejtori i ARRSH, Shkëlqim Stërkaj, Hetimit Tatimor, Agron Shima dhe ai i Entit të Banesave, Brian Muriqi.

Në këtë mbledhje është diskutuar që do të largohen 80% e drejtorëve për të gjitha bashkitë e qarkut Shkodër. Gjithashtu, është diskutuar për një analizë të buxhetit të bashkive, borxhet dhe projektet ku ndodhet aktualisht qarku.

Partia Socialiste ka ngritur dy komisione për zgjedhjen e drejtorëve të rinj në qarkun e Shkodrës pas rastit të Valdrin Pjetrit. Më 28 gusht Partia Socialiste mblodhi Kryesinë. Rama kërkoi nga drejtorët rajonalë në Shkodër që të jepnin dorëheqjen, për të rregulluar imazhin e PS. Ditmir Bushati doli kundër partisë duke thënë se kjo situatë nuk mund të zgjidhet me shkarkime të njerëzve që nuk kanë asnjë lidhje me ngjarjen.

(J.V;F.G/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dorehiqen drejtoret ne shkoder edi rama ne shkoder dorehiqen drejtoret ne shkoder edi rama ne shkoder

Sondazh

Poll