Politike

Rama në Itali, fton investitorët: Hapni biznese në Shqipëri, jemi parajsa në tokë për taksat

19 Shtator 2019, 16:00 Nga DOSJA
Rama në Itali, fton investitorët: Hapni biznese në Shqipëri,

TIRANË-Kryeministri Edi Rama u ka bërë ftesë investitorëve italianë që të vijnë dhe të investojnë në Shqipëri, duke e quajtur vendin tonë si parajsa në tokë.

Rama udhëtoi sot drejt Italisë ku ftoi italianët që të vijnë në Shqipëri për të bërë biznes dhe për këtë arsye mungoi në seancën e sotme plenare. Një nga fushat kryesore, që kryeministri iu sugjeron të investojnë paratë e  tyre biznesmenët italianë është turizmi.

Më shumë kënaqësi kam zbuluar dje se kemi edhe një “vuajtje” të përbashkët me Mikelen sepse jemi të pushtuar me mesazhe nga qytetarët që çdo ditë duan të asistohen me vështirësitë që hasin me administratën.Mikele gjithmonë duke qeshur thotë se Puglia është një rajon i Shqipërisë.

Unë gjithmonë mendoj se rajoni i Puglias duhet ta shohë Shqipërinë si një hapësirë të tijën “natyrale” për të mundësuar zgjerimin e projekteve të përbashkëta për një të ardhme të përbashkët. Ne rritemi çdo vit dhe në katër vitet e fundit kemi dyfishuar numrin e turistëve. U nisëm nga 2.9-3.1 milionë në vit dhe tani jemi mbi 6 milionë në vit.

Është një shifër e rëndësishme por edhe një sfidë për Shqipërinë. Shqipëria është sot hapësira ku sipërmarrësit italinë mund të investojnë pa qënë të terrorizuar nga taksat dhe burokracia. Kush investon sot në Shqipëri në turizën hotele me 5 yje, 10 vitet e para të aktivitetit i ka asnjë taksë dhe një TVSH prej 6%. Në fund të fundit jemi shumë afër. Për të ardhur në Bari ka u desh gjysma e kohës për të shkuar nga Tirana në Vlorë,”- tha Rama ndër të tjera.

Mediat italiane kanë shkruar ditët e fundit, se gjatë qëndrimit në Pulia, kryeministri shqiptar do të njihet me interesimin e një kompanie italiane për të marrë me koncesion aeroportin e Vlorës.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama rama ne itali edi rama rama ne itali

Sondazh

Poll