Politike

Dënimi për Tahirin, Basha: Vendim i turpshëm, drejtësia peng i Ramës

19 Shtator 2019, 20:33 Nga DOSJA
Dënimi për Tahirin, Basha: Vendim i turpshëm, drejtësia peng

TIRANË- Lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda për dënimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri për shpërdorim detyre, duke i hequr akuzat që lidhen me trafikun e drogës.

Në një postim në Facebook, Basha shkruan se drejtësia është peng e kryeministrit Edi Rama dhe ky i fundit është peng i Tahirit me dosjet e korrupsionit dhe lidhjeve me krimin, duke veçuar këtu dosjen e kokainës së Xibrakës ku sipas Bashës është përfshirë edhe vëllai i kryeministrit.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës:

Vendimi i turpshëm për të mos bërë drejtësi për krahun e djathtë të Edi Ramës, që e mbushi Shqipërinë me drogë dhe e shndërroi atë në njollën e zezë të krimit në Europë, provon se drejtësia në Shqipëri është peng i Edi Ramës, dhe Edi Rama është peng i krimit.

Vendimi i sotëm konfirmon se Edi Rama bëri gjithçka për ta mbrojtur Saimir Tahirin, sepse Saimir Tahiri e mban peng Ramën me dosjet e korrupsionit dhe të lidhjeve të tij me krimin, duke nisur me dosjen e kokainës së Xibrakës, ku është i përfshirë vëllai i Edi Ramës.

Përsa kohë Edi Rama është në krye të qeverisë, në Shqipëri nuk ka për të patur drejtësi, krimi dhe të pushtetshmit do të jenë të paprekshëm, Shqipëria do të mbetet peng i krimit dhe shqiptarët më të varfër e më të papunë.

Vetëm çlirimi i qeverisjes nga krimi do ti hapë rrugë drejtësisë së vërtetë dhe mirëqenies për të gjithë shqiptarët.

Pas më shumë se 13 orësh përfundon “Gjyqi i vitit”. Gjykata e Krimeve të Rënda dënon ishministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin. Tahirit do t’i konvertohet dënimi me 3 vjet shërbim prove. Pas seancës, Tahiri ka ftuar gazetarët për të zhvilluar një takim. Mister mesazhi që do të përcjellë socialisti nesër. PD quajti vendim të turpshëm.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gjykata e krimeve te renda lulzim basha vendimi për saimir tahirin gjykata e krimeve te renda lulzim basha vendimi për saimir tahirin

Sondazh

Poll