Politike

Berisha zbardh skemën për heqjen e non-gratave: Tomën e çuan në Vienë me avion, Gjushit e Durim Bamit u morën tufa me para, njëri thoshte më ka çuar Saliu

Berisha tha se Rama ka futur McGonigal dhe ka dërguar të shpallurit non-grata për të zhvilluar takime në Vjenë me argumentin se do u hiqej 'njolla' e vendosur nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

9 Shkurt 2023, 22:01 Nga F.M
Berisha zbardh skemën për heqjen e non-gratave: Tomën e
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se kryeministri Edi Rama në bashkëpunim me ish-agjentin e FBI-së Charles McGonigal ka mashtruar shumë njerëz të shpallur non-grata dhe u ka marrë shuma të konsiderueshme parash, I ftuar në "Now", Berisha tha se Rama ka futur McGonigal dhe ka dërguar të shpallurit non-grata për të zhvilluar takime në Vjenë me argumentin se do u hiqej 'njolla' e vendosur nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Berisha përmendi emra si: Tom Dposhi, Vangjush Dako dhe Durim Bamin. 

Pjesë nga fjala e Berishës: 

Shiko si është puna tani. Ata që e kanë takuar dhe kanë gabuar, të vinte ai këtu dhe të thoshte që jam superspiun i SHBA-ve, çdokush do ta takonte. Edhe unë do ta kisha mirëpritur në tavolinë. Por Rama e shndërroi atë në vrasës me pagesë. Një nga njerëzit që rrinte më shumë me Agron Nezën dhe me të, kur i kërkova të më thoshte dy fjalë, ai pikërisht këtë më tha që “ata ishin gjobvënës”. Gjushit, Tomës, Tomën e kanë marrë me avion e kanë çuar në Vienë. Durim Bamit, etj, i kanë marrë para në sasi të mëdha për t’i hequr “non gratat”. Madje njërit i kanë thënë se na ka çuar Berisha, na hiq non-gratën. Helidon Bendo mund të jetë vënë në dijeni të këtyre hetimeve. Ai shkonte nëpër tavolina dhe thoshte unë do të arrestoj Trumpin. Këta e shihnin si perëndi atë. Në ato tavolina, shefi i shërbimit e kishte një vesh dhe nuk ka mundësi të mos dinte gjë dhe besoj se prandaj është dorëhequr nga kreu i SHISH

Ç’ndodhi me dosjen e McGonigal?

Mbi një javë më parë, FBI arrestoi ish-zyrtarin e lartë të kësaj strukture, Charles McGonigal. Në dosje shkruhet e zeza mbi të bardhë se McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me qeverinë shqiptare. Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI. Rama mohon të ketë lidhje me akuzat e ngritura nga McGonigal, duke pretenduar se nuk ka dijeni për asgjë, por që nga momenti i publikimit të dosjes dhe deri më sot, lidhur me ngjarjen nuk ka pasur asnjë reagim nga Ambasada Amerikane. Ndryshe nga shumë herë, ambasadorja Yuri Kim ka zgjedhur që të heshtë./Dosja.al

sali berisha durim bami tom doshi vangjush dako

Sondazh

Poll