Politike

Berisha: Rama-Veliaj kanë projektuar shembjen e 90 mijë banesave

Berisha tha se ata shembin çdo ditë shkolla me argumentin se janë dëmtuar nga tërmeti, por që e gjitha është një skemë vjedhjeje. 

9 Shkurt 2023, 20:54 Nga F.M
Berisha: Rama-Veliaj kanë projektuar shembjen e 90 mijë banesave
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj po planifikojnë shembjen e 901 mijë banesave. Në një takim me banorët në Tiranë, Berisha tha se ata shembin çdo ditë shkolla me argumentin se janë dëmtuar nga tërmeti, por që e gjitha është një skemë vjedhjeje. 

Pjesë nga fjala e Berishës: 

Një nga projektet e tyre është të shemben 90 mijë banesa. Siç e keni parë, këta çdo ditë shembin shkolla. Ndërtojnë shkolla me 6 milion euro. Standarti është i përllogaritur që nga gozhda. Ky ndërton shkolla me 3 milion, arrijnë edhe në 5 milion. Shembin shkolla pa asnjë plasaritje nga tërmeti. Rikthyen turnet në Tiranë, kurse në Kamëz rikthyen turnet e treta. I verboi grabitja e plaçkitja dhe pasurimi. Të shndërrohemi në popull protestues për të shpëtuar Shqipërinë, për t’i dalë zot vendit. Është mision jetik. Duhet ta shpëtojmë vendin

sali berisha edi rama erion veliaj

Sondazh

Poll