Politike

11 shkurti/ Noka paralajmëron: Lumin e njerëzve nuk ka shesh që e mban, vetëm derrat e majmë të Rilinjdes s'do dalin

Ai shtoi se mund të ketë edhe mosbindje civile. 

9 Shkurt 2023, 21:06 Nga F.M
11 shkurti/ Noka paralajmëron: Lumin e njerëzve nuk ka shesh që e
Flamur Noka

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka është shprehur se Tirana do të mbushet me njerëz më 11 shkurt, ditë kur Opozitë do të mbajë protestën ndërkombëtare. I ftuar në "Open", Noka tha se lumi i njerëzve që do të derdhet në shesh nuk janë parë kurrë më parë. Ai shtoi se mund të ketë edhe mosbindje civile. 

"Lumin e njerëzve nuk ka shesh që i mban. Jemi duke nisur një revolucion. Nëse Rama nuk jep dorëheqjen nuk do të gjejë paqe as në Surrel. Nuk ka paqe. Do ta shohim çfarë do të ndodhë. 11 do jetë dita e parë e shpërthimit të revoltës. Të gjitha opsionet janë të hapura në tavolinë, edhe mosbindja civile. Nuk ka orar dhe afat, sipas ligjit ne vetëm njoftojmë nuk i kërkojmë leje askujt. Kemi sjellë demokracinë që mos të marrim leje kur protestojmë. Vetëm Rama, banda që quhet qeveri e Aldat e qeverisë, vetëm këta nuk kanë arsye për të protestuar, vetëm derrat e majmë të Rilindjes,"- tha Noka. 

Opozita kërkon largimin e kryeministri Edi Rama. Protesta u thirr pas publikimit të dosjes së ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal, dosje që zbuloi dhe takimet e ish-zyrtarit të lartë me kryeministrin Edi Rama.

flamur noka

Sondazh

Poll