Politike

11 shkurti/ Demokrati: Mbiemrin e kam Rama, s'kam lënë kishë e xhami pa u lutur për rrëzimin e tij, hapën gropë për ne, por ranë vetë!

Ai shtoi se Berisha është kthyer për ta shpëtuar vendin, njësoj si një vitet 90.

9 Shkurt 2023, 21:33 Nga F.M
11 shkurti/ Demokrati: Mbiemrin e kam Rama, s'kam lënë kishë
Demokrati

TIRANË- Një demokrat është shprehur se më 11 shkurt Opozita do ta 'varrosë' qeverinë. I pranishëm në një takim me kryedemokratin Sali Berisha, demokrati u shpreh se ka mbiemrin e njëjtë me kryeministrin Edi Rama, por që është lutur në çdo kishë e xhami për ta rrëzuar atë. Ai shtoi se Berisha është kthyer për ta shpëtuar vendin, njësoj si një vitet 90.

Pjesë nga fjala e demokratit: 

Unë nuk kam lënë kishë e xhami pa u lutur për rrëzimin e Edi Ramës. Unë jam Përparim Rama. Unë lavdëroj të madhin Zot që atë gropën që ata kishin hapur për ne ranë vetë. Unë them se kjo do të jetë protesta më e bukur. Ne do të shkojmë për t’i hedhur nga një lopatë dhe se ai ka marrë fund. Nuk ka nevojë të përdorim asgjë. Juve jeni rikthyer për të shpëtuar kombin shqiptar si në vitet 90-të zoti Berisha

sali berisha

Sondazh

Poll