Politike

Berisha: Serverat e aplikacionit “Aktiv1sti” janë nën monitorimin e baxhanakut të Ramës

Ai tha se bëhet fjalë për një biznesmen me mbiemër Fangu që fiton çdo tender.

9 Shkurt 2023, 21:24 Nga F.M
Berisha: Serverat e aplikacionit “Aktiv1sti” janë nën
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se serverat e apliakcionit "Aktiv1sti" janë në duart e baxhanakut të kryeministrit Edi Rama. Ai tha se bëhet fjalë për një biznesmen me mbiemër Fangu që fiton çdo tender. Në një takim me banorët në Tiranë, Berisha u shpreh se ky shtet e rrjet mafioz duhet përmbysur. 

Pjesë nga fjala e Berishës: 

Kur shoh Erion Veliajn që na vjedh ditën për drekë nga 18 euro në kundërshtim flagrant me kontratën për inceneratorin. Çdo biznesmen paguan trefishin e taksës së pastrimit se sa paguante më parë. Këto shkojnë në kontot Rama-Veliaj. Ne i lamë të shëtisnin në këtë mënyrë. S’duhet t’i lëmë. Duhet t’i gjuajmë kudo me domate, me speca me vezë dhe duhet ta sitërisim. Ai është një turp. Mora këtë shembull. E morët vesh ju që baxhanaku i tij ka serverat e aplikacionit “Aktiv1st”. E ka shndërruar në krim familje. Është një Fangu që fiton të gjitha tenderat. Serveri i aplikacionit të administratës është në ruajtje të kompanisë së tij. Pra ne duhet të përmbysim këtë rrjet kriminal mafioz

sali berisha

Sondazh

Poll