Politike

Berisha tregon historitë me 'pullë të kuqe': Ambasadorët dashurohen në livadhin e qeverisë, i filmojnë dhe largohen...Natën u pëshpërisin në vesh, mos më bëni të flas më shumë

Berisha tha se 'të dashurat' e dërguara u 'flasin në vesh' për të kryer një mision, shkelmimin e Opozitës.

9 Shkurt 2023, 21:53 Nga F.M
Berisha tregon historitë me 'pullë të kuqe':
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka folur për atë që ai e kosndieron 'korrupsion erotik' mes qeverisë shqiptare dhe ambasadorëve të hyaj në vendin tonë. I ftuar në "Noë", Berisha tha se shumë diplomatë futen në kurth dhe filmohen. Pa përmendur emra, Berisha tha se 'të dashurat' e dërguara u 'flasin në vesh' për të kryer një mision, shkelmimin e Opozitës. Ai tha se një prej ambasadorëve që është filmuar, është larguar tashmë nga Shqipëria.

Pjesë nga biseda në studio:

Sali Berisha: Kur ky diplomat dashurohet në livadhin e qeverisë, por kur ato të veshit ia kthen në puthje qeverisë dhe në shkelma Opozitës. 

Yuri Kim paska një të dashur që i flet në vesh natën....

Sali Berisha: Mos shko më tutje, nuk e thashë këtë. Mos shko më tutje. Nuk e di unë a i flet natën në vesh, a i jep dosje, a i jep porosi. Mos më bëj të flas më shumë, njëri është larguar që këtu, por është i filmuar.

Seksi nuk është mëkat, mund të të dalë dhe një video

Sali Berisha: Është filmuar me...Lëre tani se nuk dua të flas më gjatë...

sali berisha

Sondazh

Poll